Kurti poston fotografi me Erdoganin, tregon se çfarë biseduan - NACIONALE

Kurti poston fotografi me Erdoganin, tregon se çfarë biseduan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas konferencës me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka dhënë edhe detajet e fundit nga ky takim.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kanë biseduar për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar.

Përgjatë takimit dhe darkës së punës biseduam për raportet tona miqësore dhe për mënyrat sesi mund t’i thellojmë e forcojmë ato. Diskutuam edhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar dhe të sigurisë e mbrojtjes.” -ka shkruar Kurti.

Ai ka treguar se ka falënderuar Erdogan për përkrahjen e vazhdueshme.

I jemi përherë mirënjohës Turqisë për mbështetjen e pakursyer në çdo etapë të ndërtimit të shtetit tonë e shumë fusha të zhvillimit të tij. Presidentin Erdogan e falënderova për mikpritjen e përzemërt dhe për përkrahjen e zëshme të Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Këshillin e Evropës.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme