Kurti për zgjedhjet në veri: Serbia po tenton t’i frikësojë serbët, unë jam në fushatë
Kryeministri i vendit Albin Kurti, sot është prononcuar në lidhje me zgjedhjet në veri të vendit, që pritet të mbahen më 23 prill.
Kurti është shprehur se Serbia përmes propagandës po tenton t’i frikësojë serbët lokalë në veri që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Por Kryeministri ka thënë se Komunave u duhen Kryetarët, sepse kur ato nuk kanë kryetar as nuk mund të funksionojnë normalisht
“Ne zhvillojmë takimet me institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe po bëjmë përgatitje të domosdoshme që gjithçka të shkojë në mënyrë të ndershme dhe demokratike. Kjo duhet të ndodh për shkak se në njërën anë kemi nevojë për legjitimitet demokratik, por kemi nevojë edhe për funksionim institucional. Kur komunat nuk kanë kryetar ato nuk funksionojnë normalisht”.
Tutje Kurti është shprehur, se si Kryetar i LVV-së, Kurti është në fushatë sepse atje garojnë 4 kandidatët e LVV-së.
“Takimet e kontakte janë të vazhdueshme këto takime i bëjnë edhe ministrat e linjës, unë si kryetar i VV-së jam në fushatë tash sepse ne i kemi 4 kandidatë për kryetar komunash atje”- ka thënë Kurti.