Kurti për zbulimin në Ulpianë: Dëshmi e rrallë e lidhjes së perandorit Justinian me Dardaninë - NACIONALE

Kurti për zbulimin në Ulpianë: Dëshmi e rrallë e lidhjes së perandorit Justinian me Dardaninë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka komentuar zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Ulpianë, ku është zubluar një mbishkrim i perandorit Justinian.

Kurti ka pritur në takim një pjesë të ekipit që ka punuar në këtë gjetje në Ulpianë.

Shefi i ekzekutivit ka komentuar edhe rëndësinë e këti zbulimi arkeologjik.

“Në rrënojat e qytetit romak, lokaliteti i sotëm arkeologjik Ulpiana, jo shumë larg Prishtinës, arkeologët e Kosovës dhe të Francës kanë zbuluar një mbishkrim të perandorit Justinian (527-565), dëshmi e rrallë e lidhjes së tij me Dardaninë, vendin e tij të origjinës dhe dëshmi e bashkëpunimeve të suksesshme ndërkombëtare.” – shkroi Kurti.

Lajme të ngjashme