Kurti për lojën Shqipëri – Serbi: Kombëtarja jonë luajti më mirë, por barazimi na la të pakënaqur
Më në fund u deklarua për ndeshjen Shqipëri – Serbi edhe deputeti Albin Kurti, i cili tha se “barazimi na la të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren”.
Mes tjerash, ai tha se Shqipëria luajti më mirë se kundërshtari i saj.
“Pritjet ishin të mëdha, vëmendja gjithashtu! Me pak më shumë fat në fund të pjesës së parë, mund të kishim marrë të tri pikët nga ndeshja. Andaj, barazimi na la të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren, e cila luajti më mirë se kundërshtari i saj. Në fund të këtyre kualifikimeve jemi të bindur se Shqipëria do të triumfojë”, shkroi ai.