Kurti për lejen që Hysen Durmishi ua dha Devollëve: Na shtrojmë rrugë
Albin Kurti është pyetur në një kanal lokal televiziv rreth dokumentit që ka publikuar mbrëmë gazetari Lirim Mehmetaj, i cili tregon se si vartësi i Kurtit, Hysen Durmishi, u ka dhënë leje Devollëve për qasje në rrugën nacionale Prishtinë – Fushë Kosovë.
“Për besë nuk e di për çka e ke fjalën. Na shtrojmë rrugë për të gjithë”, tha Kurti.
Fushata e Kurtit për zgjedhjet e 9 shkurtit, karakterizohet me shndërrimin në ‘gogolë’ për vëllezërit afaristë Blerim dhe Shkëlqim Devolli.
Gazetari Lirim Mehmetaj publikoi dokumentin e Hysen Durmishit ku kompanisë së “Faici” SH.P.K i jepet pëlqimi për ndërtimin e kyçjes në rrugën nacionale N9.



Për të njëjtën gjë një zyrtar i Ministrisë i kishte refuzuar kërkesën Devollit, por vjen Durmishi dhe e jep lejen.