Kurti për gazetën spanjolle: Madridi e Barcelona t'i zgjidhin çështjet përmes dialogut
Kryeministri Kurti ka përsëritur fjalët e tij edhe në një intervistë për gazetën prestigjioze spanjolle El Pais. Por, atij iu bë një pyetje edhe për aktualitetin politik në Spanjë e për të cilën pati përgjigje.
Ai u shpreh se Madridi dhe Barcelona duhej të zgjidhnin çështjet mes tyre përmes dialogut.
“Në Spanjë, të cilin e mendoj si shtet demokratik, nuk mendoj se ka ndonjë gjë që nuk mund të zgjidhet mes Madridit dhe Barcelonës pa dialog. Problemi që ne kemi me Serbinë është që ajo është autokraci. Ka parti, lider, kishë. Dhe me lidhje të afërta me Rusinë. Nëse Madridi do të sillej si Beogradi, unë do të takohesha me Kataloninë.” – u shpreh kryeministri ynë.
Ai po ashtu e quajti “mik” kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez, për të cilin tha se e ka takuar në samitin e Internacionales Socialiste.
