Kurti për ftesën e Borell: Ende nuk kam vendosur se a do të shkoj në Bruksel
Kryeministri i vendit Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me ftesën e Borell, për takim të nivelit të lartë, me palën serbe.
Kurti ka thënë se ende nuk ka vendosur se a do të shkoj apo jo në Bruksel. Krejt kjo sipas tij, sepse kur Ai i tha Borrellit se duhet të takohen, përgjigjja e z.Borrel ishte se njëherë duhet të shtensionohet situata.
Sipas Kurtit, tash pas rrëmbimit të policëve, kur situata është tensionuar edhe më shumë, z.Borrell e ka ftuar në takim. Por Kurti ka thënë se do ta njoftoj z.Borrell nëse do të shkoj ose jo në takim.
“Në lidhje me ftesën e zotit Borrell që të takohemi në Bruksel, e kam pak të çuditshme sepse kur e pyetëm për një takim në Bruksel javën e kaluar, ai tha se së pari na duhet shtensionim i situatës. Dhe menjëherë pas rrëmbimit të tre policëve nga njësia speciale e Serbisë, Borrell kërkon takim të nivelit të lartë. Kur përshkallëzimi është i madh sa një mal, atëhërë marr ftesë për takim në Brukesl. Kurse, kur këkrkova vetë takim, thanë se më nevojitet të shtensionoj situatën”.
“Ende nuk kam vendosur se a do të shkoj, mirëpo do ta informoj me kohë zotin Borrell”, ka thënë kryeministri.
Këto komente Kurti i ka bër gjatë paraqitjes së tij në Forumin e Prespës, në Maqedoninë e Veriut.