Biseda e Kusari-Lilës me Radojçiqin, Kurti pështillet krejt, godet Haradinajn dhe Prokurorinë
“Po përpiqeni me çdo kusht ta dramatizoni”, i tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gazetarëve të cilët e pyetëm për bisedën e drejtpërdrejtë e me kollajllëk mes të Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje me ish-Nënkryetarin famëkeq të Listës Serbe, Milan Radojçiq, e zhvilluar dikur në qershor të vitit 2022, që e publikoi dje gazeta Nacionale.
Duke i ikur komentimit përmbajtësor të saj, Kurti e evitoi përgjigjen duke e quajtur “situatë të montuar” dhe duke u kthyer në ad-hominem ndaj ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Prokurorisë Speciale për mosngritje të deritashme të aktakuzës ndaj Radojçiqit rreth sulmit paraushtarak në Banjskë.
“Qytetarët e Kosovës e dinë kush ka bashkëpunuar me Radojçiqin, dhe e kanë shumë të qartë se pse Radojçiqi ik tash e dikur ishte në kryeministri”, tha Kurti, derisa këshilloi gazetarët të lënë pyetje të tilla sepse “trysnia në Kosovë duhet të jetë që ndaj tij që të ketë aktakuzë dhe të jetë i arrestuar”.
Njëherë tha "nuk i kam dëgjuar" pastaj ra në shpështjellime se biseda ishte "disa sekondëshe e prerë...e montuar" për të kaluar në atë që Mimoza Kusar-Lila "nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje".
“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di se si e ku është marrë e si u pre e nga kush u organizua, por, edhe njëherë unë jam kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Mimoza Kusari-Lila nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje; edhe po të ishte anëtare për këso gjëra ka komision disiplinor, sepse VV-ja s’e ka kryetarin diktator që merr ashtu vendime”, tha Albin Kurti,
“Unë vetë nuk i kam dëgjuar; mirëpo qytetarët e Kosovës e dinë kush ka bashkëpunuar me Radojçiqin, dhe e kanë shumë të qartë se pse Radojçiqi ik tash e dikur ishte në kryeministri. Për këtë zëdhënësi i VV-së e ka dhënë përgjigjen e saktë”, shtoi ai.
Biseda: ‘Alo zemlajk’
Sllavko Simiq: Kolege, kam ardhë te Milani, dëgjohu me të.
Mimoza Kusari-Lila: Në rregull.
Millan Radojçiq: Alo zemlajke, a po nihemi?
Mimoza Kusari: Po, po të dëgjoj.
Milan Radojçiq: Qysh je qysh po kalon?
Mimoza Kusari: Qe, qe në Kuvend i kam pasë disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi.
Kjo është një pjesë prej më pak se 1 minut e bisedës në mes të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari dhe Millan Radojciq, e zhvilluar me ndërmjetësim të Sllavko Simiq nga Lista Serbe.
Për këtë sekuencë, e cila – nuk dihet se cka është folur këtu e tutje, gazetari Berat Buzhala i ka dërguar pyetje znj.Mimoza Kusari-Lila, për t’ia konfirmuar bisedën e zhvilluar në qershor të vitit 2022.
Biseda është zhvilluar në kohën kur Millan Radojçiq veçse pati hyrë në Listën e Zezë.
Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radojçiqin, por pati deklaruar se biseda është në gjuhën shqipe.
Sipas versionit të Kusari-Lilës, biseda kishte ndodhur pasi Simiq ia pati ‘lëshuar interfonin pa paralajmërim’.
“…Në të cilin gjatë bisedës Sllavko, ne…e thërret, e lëshon në speaker phone. Ai flet shqip”.
Por, pavarësisht kësaj interviste në Debat Plus, bërë nga Kusari-Lila menjëherë pas publikimit të Aferës Zrdavo nga Gazeta Nacionale, nga bashkëbisedimi i sotëm ekskluziv, del të jetë ndryshe.
“Mimoza këtu nuk po duket e nxanne në pritë, duket që e ka pritë këtë bisedë”, thotë Buzhala, teksa komenton videon.
Para afro një viti, Gazeta Nacionale pati publikuar përgjimet mes Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari Lila dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, e ku përmes tij, ajo e para komunikonte edhe me të sanksionuar famëkeq dhe në Listë të Zezë të ShBA’së, Milan Radojiçiqin.