Kurti për banesat për çiftet e reja: Do dalim me një studim në fund të vitit - NACIONALE

Kurti për banesat për çiftet e reja: Do dalim me një studim në fund të vitit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot është duke u mbajtur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë deputetët patën pyetje për Kryeministrin, Albin Kurti.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ju drejtua Kurtit duke kërkuar nga ai që të tregoj se çfarë ka ndodhur me premtimin e tij lidhur me sigurimin e banesave për çiftet e reja.

Kurti tha se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nënshkruar marrëveshje me International Financial Corporation për realizimin e një studimi se si të zbatohet ky projekt në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në këtë drejtim, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nënshkruar marrëveshje me International Financial Corporation për realizimin e një studimi se si të zbatohet ky projekt në mënyrën më të mirë të mundshme. Pritet që ky studim të përfundojë deri në fund të këtij viti, pra çështje ditësh. Dhe IFC të na dërgojë neve të gjeturat. Ky studim i ka disa komponente ku ndër të tjerash duhet të bëhet edhe një analizë e përfituesve potencial, analizë e gjendjes së banimit në Kosovë, analizë e ligjeve në Kosovë që lidhen me projekt si dhe modelet më të përshtatshme për ta realizuar këtë projekt”, ka thënë Kurti.

Ai tregoi se deri tani vetëm komuna e Pejës e ka siguruar një parcelë të mjaftueshme për këtë projekt.

Lajme të ngjashme