Kurti pas takimit me Macron: Potencuam se plani franko-gjerman është bazë e mirë - NACIONALE

Kurti pas takimit me Macron: Potencuam se plani franko-gjerman është bazë e mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kurti pas takimit me Presidentin Macron: Falënderuam Francën dhe Gjermaninë për dinamizimin e dialogut

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani, janë takuar sot me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Kurti, ka shkruar se e ka falënderuar Presidentin Macron, për dinamizimin e dialogut, që Franca po mundohet ta bëjë, së bashku me Gjermaninë.

Kurti, ka thënë se Kosova është partner i besueshëm i Francës, gjithashtu ka specifikuar se propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë.

Postimi i plotë i Kurtit:

Në Pallatin Élysee u pritëm nga Presidenti i Republikës franceze, Emmanuel Macron.

Në takimin e përbashkët me Presidenten Osmani, biseduam për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dialogun për marrëveshje Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit. Potencuam se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

Theksuam se Republika e Kosovës është partnere e besueshme e Republikës së Francës dhe aleatëve të tjerë euroatlantik. Falënderuam Presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut dhe ritheksuam përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë proces, të bazuar në ruajtjen e rendit kushtetues, sovranitetit, integritetit territorial e marrëdhënieve të mira fqinjësore”. Ka shkruar Kurti në Facebook

Lajme të ngjashme