Kurti para takimit me Abdixhikun: Për president na duhet dikush që i siguron 80 vota, mirret vesh brenda pak ditësh
Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, me të hyrë në ndërtesë të Kuvendit të Kosovës për takim me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se kandidat për Presidnet të Kosovës duhet të jetë dikush që i siguron 80 vota.
Kurti fare shkurt tha se gjithçka do të merret vesh “brenda fare pak ditësh”.
“Po i vazhdojmë përpjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit. Na duhet kandidati apo kandidatja që siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën, po takohemi edhe me kryetarin e LDK-së. Gjithçka brenda fare pak ditësh do të merret vesh”- tha Kurti.