Kurti para Stoltenberg: Strukturat e paligjshme të Serbisë janë kthyer në banda kriminale - NACIONALE

Kurti para Stoltenberg: Strukturat e paligjshme të Serbisë janë kthyer në banda kriminale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencë për media bashkë me të ka thënë se strukturat paralele të Serbisë janë kthyer në banda kriminale.

E për to, kryeministri tha se lidhur me këtë çështje do të ketë zero tolerancë.

“Ne kemi struktura të paligjshme të Serbisë që janë kthyer në banda kriminale. Duhet të ketë zero tolerancë për krimin e organizuar” – ka thënë Kurti pas pyetjes së gazetares së RTK-së.

Ndërkohë, paraprakisht Kurti përmendi qëllimet euroatlantike të Kosovës dhe falënderoi NATO-n për kontributin në Kosovë.

“Kam nderin të jem këtu me Stoltenbergun. Përmenda qëllimet e qeverisë dhe vendit tonë. Ne do të sigurohemi se politikat tona do të jenë në përputhje me vlerat tona euroatlantike” – ka thënë Kurti.

“Për 23 vjet me radhë NATO ka ofruar kontribut në vendin tonë. Kontributi i NATO-s në zhvillimin dhe profesionalizmin e FSK-së ka qenë një sukses shembullor” – shtoi Kurti.

“Kemi vizion të qartë, ne kërkojmë anëtarësim në NATO” – shtoi Kurti.

Fjalimi i sekretarit të NATO-s

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Stoltenberg është pyetur kur mund të ndërhyjë NATO, duke ditur se vendosen barrikada në veriun e vendit.

Ai ka thënë se do të ndërhyjnë kur është e nevojshme, por me veprime proporcionale, raporton Nacionale.

“Duhet të fillojmë me faktin që NATO është në Kosovë me gati 4 mijë trupa, prania më e madhe ushtarake jashtë territorit të NATO-s. Shprehim përkushtimin për paqe dhe stabilitetin si dhe një vendosmëri të aleatëve tanë të ritheksuar në Samitin e NATO-s që të përmbushin mandatin e OKB-së. Trupat të trajnuar të udhëhequr mirë, ndihmojnë në deeskalimin e situates”, tha Stoltenberg.

“Kur është e nevojshme kemi demonstruar që mund të zbarkojmë dhe të përdorim fuqinë tonë. Mund ta bëjmë këtë. Kemi patrulla të rregullta të NATO-s, dhe trupave të KFOR-it edhe në veri. Veprimet tona do të jenë të matura, por të qarta, dhe cdo gjë të nevojshme për të parandaluar përshakllëzimin dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes. Ajo që kemi dëshmuar shumë herë është që NATO-ja arrin ta bëj gjithçka kur është e nevojshme dhe e domosdoshme”, deklaroi më tutje Stoltenberg.

Takimi Vuçiq-Stoltenberg

Para Kurtit, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u takua me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

I pari i NATO-s në konferencë për media tha pothuajse të njëjtat fjalë si në konferencën tjetër me Kurtin.

Stoltenger tha se fokusi i bisedës ka qenë rreth tensioneve të krijuara në veri të Kosovës.

“U bëj thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën. Misioni ynë paqeruajtës KFOR mbetet i fokusuar në mandatin e tij. Nëse rrezikohet stabiliteti, KFOR-i do të marrë masa” – u shpreh Stoltenberg.

Ndërkohë që më vonë, Stoltenberg do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Me kryeministrin e Kosovës do të takohem sot më vonë” – ka thënë Stoltenberg.

“U bëj thirrje të dyja palëve që t’i ulin tensionet” – shtoi Stoltenberg.

Ndërkohë që konfirmoi se NATO do ta monitorojë Kosovën, gjithashtu tha se zgjidhja e këtyre problemeve është dialogu.

“NATO do ta monitorojë situatën në tokë”.

“Dialogu është zgjidhja më e mirë e këtyre problemeve” – tha Stoltenberg

“Diskutuam edhe për luftën e Ukrainës” – shtoi Stoltenberg.

Vuçiq për takimin me Kurtin: Do të jetë vështirë, nuk pajtohemi për asgjë

Ndërsa për takimin e nesër, Vuçiq ka thënë do të ketë diskutime të vështira, pasi me Kurtin nuk pajtohet me asgjë.

“E falënderojë z.Stoltenberg që deshti të dëgjojë pozicionin e Serbisë. Ne folëm për atë çfarë ndodhi. Është e rëndësishme që respektojmë rolin e KFOR-it dhe NATO-s në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të repsketojmë mandatin e KFOR-it bazuar në standardet ndërkombëtare”, tha presidenti serb.

“Thashë që paqja e stabiliteti janë të rëndësishme. Ne do të kemi bisedime të vështira nesër. Nuk pajtohemi në asgjë. Por, Serbia do të qëndrojë pas çdo marrëveshje të nënshkruar. Ne duam të shamngim cdo lloj mundësie të eskalimit dhe konfliktit. Kemi vepruar me përgjegjshmëri. Besojmë që nuk kemi bërë asnjë provokim”, theksoi Vuçiq në konferencë për media.

Ai ka folur edhe për deklaratat e Kurtit për luftë.

“Serbia dëshiron paqe, ne duam të ruajmë popullsinë tonë. Dhe kështu do të veprojmë në të ardhmen. I thashë Jens të mos presë që serbët të thonë se janë të relaksuar dhe po kalojnë kohëra të mira. Ata nuk e shohin Kosovën si një vend të pavarur, e shohin Kosovën si pjesë të Serbisë. Ka shumë probleme që me ndihmën e KFOR-it mund t’i zgjidhim dhe të gjejmë zgjidhje me kompromis”, tha ai.

“Është gjithëmonë e lehtë të kritikosh dikënd. 5 muaj më parë, 4 muaj më parë, 3 muaj më parë. Dhe tash ka pasur deklarata të tilla. Nuk ka ndodhur asgjë”, theksoi ai.

Pas Vuçiqit, me sekretarin e NATO-s do të takohet edhe kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti.

Lajme të ngjashme