Statuse në facebook e intervista në TV: Ministria e Rozeta Hajdarit e largon një zyrtar nga puna
Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, e ka larguar nga puna zyrtarin Enver Kutllovci.
Në mesin e arsyeve, atij ia kanë përmendur një intervistë në T7 dhe disa shkrime në facebook.
Postimi pa ndërhyrje:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të dashur miq, shokë e familjarë,
Edhe pse Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK), i dha të drejtë ankesës sime duke e aprovuar dhe shfuqizuar masën e "largimit nga shërbimi civil" Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka nxjerr vendim edhe më skandaloz e arbitrar sesa vendimi paraprak. Ky vendim më është dërguar në ditën e 15 në ora: 17:20.
Përpos arsyejeve të cekura në vendimin e parë e të cilat i ka anuluar Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës, çuditërisht ceken deklarimi im për Televizionin T7, reagimet e mia në rrjetin social Facebook dhe shkresa drejtuar vet Kryeministrit të Kosovës.
Këto dy pika nuk e pasqyrojnë vetëm hakmarrjen tipike, por tendencën e hapur e të shpërfaqur për cënimin e lirisë së shprehjes e të cilën na i garanton akti më i lartë juridik i këtij Vendi, Kushtetuta e Respublikës së Kosovës.
Neni Neni 40 [Liria e Shprehjes]
1. Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush.
Deklarimet e mia janë bërë pas largimit tim nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), gjithmonë në suaza të deklarimit krejtësisht profesional e në respektim të plotë të legjislacionit në fuqi. Mua mund të më largoni edhe 100 herë, por vullnetin e mirë për të drejtën e të vërtetën nuk e lëkundeni në asnjë mënyrë e në asnjë rrethanë.
U pafshim e dëgjofshim në rrethana tjera.
Miqësisht,
Ermal KUTLLOVCI