Kurti në një panair në Paris: Kurrë më shumë s’janë mbështetur financiarisht prodhuesit vendorë se sa nga unë - NACIONALE

Kurti në një panair në Paris: Kurrë më shumë s’janë mbështetur financiarisht prodhuesit vendorë se sa nga unë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në një tjetër pretendim esktravagant Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar se gjatë qeverisjes së vet prodhuesit vendor janë mbështetur më së shumti ndonjëherë si “financiarisht brenda vendit” si dhe në “afrimimin jashtë vendit”.

Këto komente ai i bëri pas një vizite në një panair të industrisë ushqimore në Paris (SIAL) ku ishin prezentë edhe disa prodhues vendorë.

Postimi i Kurtit:

SIAL Paris është panairi më i madh botëror për industrinë ushqimore që bashkon prodhuesit dhe blerësit kryesorë për të zbuluar trendet dhe risitë që do të formësojnë industrinë ushqimore të së nesërmes.

Nga sot e deri më 23 tetor, SIAL me një hapësirë prej 257,000 m² apo sa 40 fusha futbolli siç u shprehën organizatorët francezë, mirëpret rreth 7500 prodhues nga 125 vende të botës. E sivjet në 60-vjetorin e panairit, këtu janë edhe tetë kompani nga Kosova, përkatësisht Agro Florentina, Ananas Impex, Vita Food, Camel, B.B.F Company, Abi Progress, ASK Foods, dhe Jaffa Plus, të cilat me mbështetjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po prezantojnë produktet e tyre që janë prodhim vendor.

Së bashku me ministren Rozeta Hajdari dhe ministrin Faton Peci, të shoqëruar nga ambasadorin ynë në Francë, Mehdi Halimi, para se të kthehemi nga Parisi, patëm kënaqësinë që në ditën e parë të panairit të vizitojmë shtandin e Republikës së Kosovës ku po prezantojnë produktet kompanitë tona vendore dhe të bashkëbisedojmë me përfaqësues të tyre. Gjithashtu, takuam edhe dy kompanitë nga Shqipëria që po marrin pjesë në këtë panair: Agro Blend Group dhe Kraco.

Prodhuesit vendorë nuk kanë pasur kurrë më shumë mbështetje financiare brenda vendit dhe afirmim jashtë vendit se në këto më shumë se tri vjet e gjysmë qeverisje.

Lajme të ngjashme