Kurti nuk tregon koeficientin për pozitat që përfshinë Ligji për Zyrtarët Publik, falënderon deputetët që votuan pro
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka falënderuar të gjithë deputetët të cilët votuan Ligjin për Zyrtarët Publik si dhe atë për Pagat në Sektorin Publik.
"Ligji për Zyrtarët Publik dhe ai për Pagat në Sektorin Publik, dy pjesë të të njëjtit projekt, jane një hap i madh përpara ndryshimit thelbësor që e presin të gjithë. I falënderoj të gjithë deputetët dhe deputetet që mbështetën sot me votën e tyre këto dy ligje bazë për reformën në administratë publike.", ka thënë Kurti.
Sipas Kurtit, përmes këtij ligji, do të ngritën profesionalizmi i administratës publike për të dhënë shërbime të shpejta e cilësore.
"Përmes këtij ligji, ne do ta ngrisim profesionalizmin e administratës publike, si dhe kapacitetet e saj për të dhënë shërbime të shpejta e cilësore, për shtetin e qytetarët", ka deklaruar kryeministri.
Ky projektligj, ka kaluar më 62 votat e pozitës, mirëpo qeveria nuk ka treguar se cili do të jetë koeficienti për pozitat që përfshinë Ligji për Zyrtarët Publik.
Postimi i plotë: