Kurti nuk reagon aq ashpër për kidnapimin e policëve: Qartazi, hakmarrje e Serbisë - NACIONALE

Kurti nuk reagon aq ashpër për kidnapimin e policëve: Qartazi, hakmarrje e Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas arrestimit të tre policëve të Kosovës nga policia e Serbisë, duke i kërkuar faktorit ndërkombëtar që ta dënojë këtë akt.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti tha se policët “u rrëmbyen” në vendin ku kishte një rrugë ilegale, që ndodhet 300 metra brenda territorit të Kosovës.

Kurti, e ka lidhur këtë zhvillim me arrestimin e djeshëm të Millun Millenkoviq, i dyshuar për sulmet gjatë javëve të fundit në veri, duke e konsideruar këtë si hakmarrje.

“Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq - Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.” – tha ai.

Kurti tutje ka deklaruar si vijon: “Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit. Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim”.

Ai në fund ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që ta “dënojë këtë akt agresioni të Serbisë”.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.” – u shpreh kryeministri.

Reagimi i plotë:

Lajme të ngjashme