Kurti: Nuk ka pasur asnjë marrëveshje të feshehtë me Serbinë për largimin e barrikadave - NACIONALE

Kurti: Nuk ka pasur asnjë marrëveshje të feshehtë me Serbinë për largimin e barrikadave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk pas asnjë marrëveshje të fshehtë me Serbinë sa i përket largimin të barrikadave në veri.

Kurti gjatë një interviste ka thënë se garancia e vetme që ua kanë dhënë ndërkombëtarëve ka qenë se s’ka lista për arrestime në veri, dhe i njëjti e ka mohuar se ka dhënë garanci për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Nuk ka pasur kurrfarë marrëveshje të fshehtë. Ka pasur takime me KFOR-in dhe ka pasur takime me EULEX dhe ka pasur takime me ambasadorët e QUINT-it, në veçanti me atë të ShBA-së. Meqë rast ne vazhdimisht kemi thënë se durimi i qytetarëve dhe qeverisë po shteron, andaj ne japim ca më shumë kohë dhe ca më shumë hapësirë KFOR-it, por kjo nuk mund të jetë e pafundme", ka thënë Kurti.

E vetmja garanci që e kemi dhënë ne, aështë ajo që e ka thënë Sveçla, se Qeveria e Kosovës dhe Policia e Kosovës, nuk ka lista për arrestime. Pra nuk kemi të tilla lista. Kjo është e vërteta. Në këto barrikada Wagner, është i përzier edhe Kremlini. Ishin barrikadat për të bërë ballafaqim të armatosur”, ka thënë ai.

Nuk ka garanci të tilla nga Qeveria e Kosovës. Asociacioni i komunave u bë asociacion i barrikadave. Ata i donë komunat që t’i bëjnë si barrikada. Ashtu siç i bënë 16 barrikada bashkë, duan që t’i bëjnë 10 komuna bashkë”.

Tutje në intervistën për KosovaPress, Kurti ka thënë se për shtensionimin e situatës në veri ka pasur takime vetëm me KFOR-in, EULEX-in dhe ambasadorët e QUNIT-it, veçmas atë amerikan.

Sipas kreut të Qeverisë së Kosovës, ditët e fundit ka pasur angazhim të shtuar të tyre për largimin e barrikadave, pasi Policia e Kosovës ka treguar vendosmërinë për t’i larguar ato.

Lajme të ngjashme