Kurti niset për në Bled, sonte merr pjesë në darkë pune me kryeministrin slloven Robert Golob
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në Slloveni për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bled-it, ku sonte do të merr pjesë edhe në një dark pune të shtruar nga kryeministri slloven, Robert Golob, njoftoi Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Njoftimi i ZKM-së:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023.
Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në këtë forum, ai sonte do të marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob, ndërkaq të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale