Kurti nga Rahoveci: Sot kemi festë, ka shumë verëra të mira, nuk mund ta zgjedh vetëm një - NACIONALE

Kurti nga Rahoveci: Sot kemi festë, ka shumë verëra të mira, nuk mund ta zgjedh vetëm një

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka komentuar paralajmërimet për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë, gjatë qëndrimit të tij në festivalin “Hardh Fest”, duke thënë “sot kemi festë”.

Sipas “EO”, ai ka folur për verërat në këtë panair, duke thënë se ka shumë të mira dhe nuk mund ta zgjedh vetëm një.

Kurti ka inkurajuar qytetarët që të marrin pjesë në festival.

“Ka shumë verëra të mira, nuk mund ta zgjedh vetëm një. 100 mijë veta e vizitojnë ‘Hardh Festin’ dhe unë i inkurajoj të gjithë që të vijnë sonte, ose nesër apo pasnesër mbrëma. Duke ardhur këtu, ne i mbështesim edhe vreshtarët edhe verëtarët tonë. Nga 8 milionë litra verë që prodhohen, 7.8 milionë janë për eksport. Këtu ka ndikuar shumë Ministria e Bujqësisë, e cila i ka mbështetur me 1050 euro për hektarë vreshtarët, ndërkaq verëtarët i ka mbështetur me 8 centë për liter.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme