Kurti në Zvicër takohet me një ministër të Arabisë Saudite, flasin për energjinë e gjelbër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është takuar me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se bashkë më të kanë diskutuar për një tranzicion të energjisë së gjelbër dhe investime në infrastrukturë dhe turizëm.
Kurti ka thënë se presin që ta mirëpresin në Kosovë.
“Me Ministrin e Investimeve @Khalid_AlFalih ne ndamë vizionin tonë për një tranzicion të energjisë së gjelbër, investime në infrastrukturë dhe turizëm. Mezi presim ta mirëpresim së shpejti në Kosovë. Gjithashtu shpreha vlerësimin tonë për mbështetjen e 🇸🇦 ndër vite. #WEF2023”, ka shkruar Kurti.
With Minister of Investments @Khalid_AlFalih we shared our vision for a green energy transition, investments in infrastructure and tourism. We look forward to welcoming him soon to Kosova. I also expressed our appreciation for the support of 🇸🇦 over the years. #WEF2023 pic.twitter.com/4w7WX1zhSs
— Albin Kurti (@albinkurti) January 17, 2023