Kurti në Vjenë: Pranë varrit masiv ku u gjetën shqiptarët, u ndërtua një kishë serbe - NACIONALE

Kurti në Vjenë: Pranë varrit masiv ku u gjetën shqiptarët, u ndërtua një kishë serbe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Akademinë Diplomatike të Vjenës ka folur edhe për varret masive që janë gjetur në afërsi të Beogradit.

Ai gjatë fjalimit të tij ka thënë se në periferi të Beogradit janë gjetur trupat e më shumë se 744 shqipëtarëve në një varr masiv, duke thënë se pranë varrit u ndërtua një kishë ortodokse serbe.

Kurti tutje ka thënë se midis këtyre trupave kanë qenë edhe gjashtë anëtarë të familjes Berisha, 14 prej tyre nën moshën 15 vjeç, dy foshnje dhe një grua shtatëzënë.

"Nën një poligon qitjeje të policisë në periferi të Beogradit, në Batajanicë, jo larg "Sheshit të Republikës" së Beogradit, trupat e më shumë se 744 shqiptarëve u gjetën në një varr masiv. Ata trupa u varrosën në Kosovë, pastaj u zhvarrosën dhe u transportuan në Serbi për rivarrim të fshehtë në përpjekje për të fshehur dëshmitë e krimeve të luftës. Midis këtyre trupave ishin dyzet e gjashtë anëtarë të familjes Berisha; 14 prej tyre nën 15 vjeç, mes tyre dy foshnje dhe një grua shtatzënë. Pranë varrit masiv është ndërtuar një kishë e re ortodokse serbe”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti tutje tha se deri më tani janë gjetur pesë varre masive me gjithësej 950 trupa.

Deri më sot, në Serbi janë gjetur pesë varre masive, në Batjanicë, Rudnicë, Kizhevak, Peruqac dhe Petrovo Selo me gjithsej 950 trupa. Megjithatë, nuk ka një pllakë përkujtimore dhe as një shenjë të vetme që tregon se ka pasur një varr masiv në të gjitha këto vende. Sot, autori që kreu gjenocid vetëm pak më shumë se dy dekada më parë vepron si viktimë dhe mohon krimet. Mohim i plotë. Por ne nuk harrojmë.", ishin fjalët e Kurtit.

Lajme të ngjashme