Kurti në takim me dy ish-funskionarë grekë: Shkëmbyem mendime për intensifikimin e marrëdhënieve - NACIONALE

Kurti në takim me dy ish-funskionarë grekë: Shkëmbyem mendime për intensifikimin e marrëdhënieve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar dy ish-zyrtarë të lartë grekë, Dora Bakojanis dhe George Papandreu, gjatë vizitës së tij në Greqi.

Kurti njoftoi në Twitter se në takimin me ta, pati diskutime të shkëlqyera për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

”Diskutim i shkëlqyer m Dora Bakoyannis dhe Papandreou gjatë një drekë pune mes paneleve në Simpoziumin SYMI në Kretë. Shkëmbyem mendime për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Greqisë, zhvillimet e fundit në rajon, dhe ofertën e Kosovës për anëtarësimin në Keshillin e Europës”, - shkroi Kurti në Twiter

Lajme të ngjashme