Kurti në takim me ambasadorët e QUINT-it: Procesi i anëtarësimit në KiE, duhet të vazhdojë pa vonesë - NACIONALE

Kurti në takim me ambasadorët e QUINT-it: Procesi i anëtarësimit në KiE, duhet të vazhdojë pa vonesë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, për të diskutuar mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti në takim ka thënë se Kosova duhet të jetë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës dhe procesi i filluar i anëtarësimit duhet të vazhdojë pa vonesë.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorët dhe shtetet e QUINT-it për mbështetjen e tyre për këtë aplikim të rëndësishëm. Republika e Kosovës ndanë të njëjtat vlera dhe parime me Këshillin e Evropës, dhe këto janë të mishëruara edhe në Kushtetutën tonë, nëpërmjet inkorporimit të konventave të rëndësishme të Këshillit të Evropës. Ai theksoi se përparimet e dukshme të Republikës së Kosovës në indekset ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut, të demokracisë dhe të sundimit të ligjit, janë disa nga dëshmitë që tregojnë se Republika e Kosovës duhet të jetë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës dhe procesi i filluar i anëtarësimit duhet të vazhdojë pa vonesë.” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i cili ishte i pranishëm në këtë takim, ka njoftuar ambasadorët me zhvillimet e deritanishme në procesin e anëtarësimit dhe falënderoi ata për mbështetjen në krijimin e momentumit për kalimin e fazës së parë të procesit.

Zyra e Kryeministrit tutje bërë të ditur se Kurti njoftoi ambasadorët për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë dhe gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar diskutimet për planin e zbatimit në kuadër të propozimit të BE-së, të përkrahur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme