Kurti në ShBA me ftestë të NDI-së në “Konventën Kombëtare Demokratike”, njofton se do të ketë takime bilaterale - NACIONALE

Kurti në ShBA me ftestë të NDI-së në “Konventën Kombëtare Demokratike”, njofton se do të ketë takime bilaterale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, a udhëtuar për në Shtetet të Bashkuara të Amerikës jo me ftesë të qeverisë amerikane por të Intstitutin Kombëtar Demokratik, për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, njoftoi ZKM-ja.

Veç marrjes pjesë në këtë konventë, ZKM thotë se Kurti do të zhvillojë edhe “takime të ndryshme bilaterale” pa dhënë më shumë detaje.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago. Kryeministri Kurti do të jetë pjesëmarrës dhe në një panel diskutimi me titull "Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike".

Paneli do të hapet nga kryesuesi i bordit drejtues të NDI, Tom Daschle, dhe do të moderohet nga Presidentja e NDI, Tamara Wittes, e ku ndër të tjerë pjesë e panelit do të jetë dhe ish-Sekretari i NATO-s, Lord George Robertson dhe Donna Brazile, ish-drejtuese e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe tashmë pjesë e bordit të NDI.

Përgjatë qëndrimit në ShBA, Kryeministri do të ketë edhe takime të ndryshme bilaterale.

Lajme të ngjashme