Kurti në seancë: “A pe kuptoni pse po nihna vetë? E s’ish kon deshtë!” - NACIONALE

Kurti në seancë: “A pe kuptoni pse po nihna vetë? E s’ish kon deshtë!”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Kurti e ka vazhduar fjalën e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës edhe pse ora po shkon 1 e natës.

“A pe kuptoni pse po nihna vetë? E s’ish kon deshtë!” – u shpreh Kurti, derisa i kërkoi opozitës që të denonconte shkeljen e marrëveshjes së 2013-s nga Serbia.

“Pse nuk po e përmendni që Serbia e ka shkelë atë marrëveshje?” – tha Kurti, duke përmendur largimin e zyrtarëve serbë nga institucionet e vendit.

Ai tha se ajo marrëveshje ishte shkelur në dy nga tri shtyllat e saj, dhe se Serbia po insistonte vetëm në gjashtë pikat e para (për Asociacionin) që i konvenonin asaj.

Më tej, ai u shpreh se kishte interes të madh për marrëveshjen e librave kadastralë duke adresuar pikën 10 ku përmbahet edhe Asociacioni.

Ai vazhdoi të kërkonte mbështetjen e opozitës edhe për këtë çështje.

Kryeministri ka përmendur me emër e mbiemër edhe deputetët e opozitës që e kishin votuar marrëveshjen e 27 qershorit 2013.

Lajme të ngjashme