Kurti në Paris: Serbia rrezik për vendin tonë, jemi vigjilent por jo të frikësuar - NACIONALE

Kurti në Paris: Serbia rrezik për vendin tonë, jemi vigjilent por jo të frikësuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Francë, ku po merr pjesë Forumin e Paqes në Paris. Në një diskutim në Forum të titulluar “Dalja nga kriza e shumëfishtë”, Kurti ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbië, duke theksuar se dialogu duhet të jetë parimor e simetrik.

Sipas tij, marrëveshja duhet të ketë në qendër njohjen.

Serbia është hegjemon regjinal…Serbia është rrezik mjaft i madh për vendin tonë, jemi shumë vigjilent, pos asnjëherë të frikësuar. Kosova nuk është në NATO, por ka NATO-n brenda”, theksoi z.Kurti ndër të tjera.

Unë besoj që Serbia duhet të distancohet më së pari nga e kaluara e Millosheviqit dhe nga e tashmja e Putinit”, shtoi Kurti.

Lajme të ngjashme