Kurti në OKB pranon se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje, me ton të zbutur e përmend nënshkrimin - NACIONALE

Kurti në OKB pranon se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje, me ton të zbutur e përmend nënshkrimin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti edhe në Këshill të Sigurimit e ka pranuar se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje.

Para ambasadorëve të fuqive të mëdha, ai nuk e ka përmendur frazën e tij: pa nënshkrim, nuk ka zbatim.

Në reagimin e tij ndaj kritikave që iu bën, Kurti ka thënë se nënshkrimi i marrëveshje do të ndihmon që ajo të mos shkelet nga palët.

“Unë jam kritikuar për veprime të njëanshme, por unë jam kryeministër, sepse Kosova është republikë. Nëse vendi im nuk do të ishte republikë, unë nuk do të isha bërë kryeministër. Pra, unë e mbroj interesin e një republike demokratike. Për një veprim dypalësh, në kontrast me veprimin e njëanshëm, le ta nënshkruajmë marrëveshjen, për të cilën jemi pajtuar si tekst. Z. Vuçiq dhe unë u pajtuam për një tekst më 27 shkurt të vitit të kaluar në Bruksel dhe për aneksin e zbatimit në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars”, ka thënë ai, duke shtuar se kështu të dy vende do të iu përmbahen detyrimeve të tyre.

Pra, po, ne jemi të përkushtuar ndaj dialogut, por e dini çfarë? Ne tashmë kemi një marrëveshje, por që të mos kemi shkelje të kësaj marrëveshjeje, që ta respektojmë dhe ta zbatojmë atë, unë po them që të bëjmë një veprim të dyanshëm, që do të ishte nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje. Kështu, ne u përmbahemi me nënshkrimin tonë frymës dhe letrës së saj”, është shprehur Kurti.

Lajme të ngjashme