Kurti në Krushë: Këtu përkulemi me shumë mall, dhimbje e pikëllim, por edhe me dashuri - NACIONALE

Kurti në Krushë: Këtu përkulemi me shumë mall, dhimbje e pikëllim, por edhe me dashuri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, me rastin e shënimit të 24-vjetorit të masakrës.

Në fjalimin e tij, Kurti ka përkujtuar të gjithë të ata që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.

Ai ka përkujtuar edhe veprimtarin Ukshin Hotin.

Çdo fillimpranvere i kujtojmë e i përkujtojmë ata të cilët dhanë jetën e tyre, luftuan heroikisht për çlirmin e Kosovës, për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin tonë. Edhe këtu në Krushë, në vendlindjen e bacës Ukë, të profesorit Ukshin Hotit, të cilit i kemi aq shumë borxh për shkak se gjithë vepra e tij është vepër për jetën dhe përpjekjen tonë politike që të jetojmë me dinjitet në trojet tona dhe me shtetin që na shërben të gjithëve si Republikë. Këtu përkulemi me shumë mall, dhembje, e pikëllim por në të njëjtën kohë edhe me shumë dashuri, krenari e admirim që i patëm këta burra e gra me nëkrye me Ukshin Hotin dhe arritëm çlirimin e vendit e njëkohësisht kemi udhërrëfyesin se si të ecim përpara pa u ndalur, pikërisht për shkak të veprës së tyre, jetës së tyre, rënies së tyre me flijim e sakrificë.” – ka thënë ai.

Më tej, Kurti ka thënë se është përgjegjësi që brezat e ardhshëm të mos kalojnë në vuajtjet që kemi kaluar ne.

Sot si institucione të Republikës, shtetit, me përgjegjësi dhe si qytetarë të Republikës dhe Shtetit me vetëdije bëhemi bashkë që brezi aktual i fëmijëve dhe brezat e ardhshëm të mos kalojnë në vuajtjet dhe humbjet që kemi kaluar ne, por në të njëjtën kohë të kenë një të ardhme të ndritshme." - u shpreh Kurti pas homazheve.

Lajme të ngjashme