Kurti në France 24: Pas disa muajve mund të kemi zgjedhje në veri, së pari duhet sundim të ligjit - NACIONALE

Kurti në France 24: Pas disa muajve mund të kemi zgjedhje në veri, së pari duhet sundim të ligjit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka dhënë një intervistë relativisht të shkurtër në medien e njohur “France 24”. Në këtë intervistë, z. Kurti ka folur për situatën e fundit në veri, posaçërisht për mundëinë e zgjedhje të reja në katër komunat në veri të Kosovës.

Kurti ka rrëfyer rreth situatës në veri, duke treguar se zgjedhjet u bojkotuan nga serbët. Ai deklaroi se përveç bojkotimit, serbët nuk u lejuan të kandidojnë. Shefi i ekzekutivit sërish e ka përsëritur mundësinë e zgjedhje të reja. Megjithatë, sipas Kurtit së pari duhet të ketë sundim të ligjit.

“Pas disa muajve, mund të kemi zgjedhje. Por kjo nuk është poenta, poenta është që duhet të ketë sundim të ligjit…Këto zgjedhje do të mbahen pas sundimit të ligjit, duhet të kemi sundim të ligjit para së gjithash” – deklaroi ai.

Kurti foli edhe për legjitimitetin e cunguar të kryetarëve në katër komunat e veriut, duke thënë se atyre u kishte instruktuar të mos shfaqin ndjenja triumfaliste.

Lajme të ngjashme