Kurti në “Al Jazeera”: Kriza me Serbinë s’ka përfunduar, ende ekzistojnë strukturat kriminale - NACIONALE

Kurti në “Al Jazeera”: Kriza me Serbinë s’ka përfunduar, ende ekzistojnë strukturat kriminale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për televizionin e njohur “Al Jazeera”.

Në fillim të inervistës, gazetari i “Al Jazeera”-s e pyet Kurtin nëse kriza në mes Kosovës dhe Serbisë kanë përfunduar, pas heqjes së barrikadave.

Kurti ka thënë se kriza nuk ka përfunduar, duke ofruar dy argumente se pse mendon kështu.

“Kriza nuk është e përfunduar, sepse Kosova dhe Serbia kanë marrëdhënie abnormale. Na duhet marrëveshje mbi normalizimin e plot të marrëdhënieve me epiqendër njohjen reciproke. Kosova nuk e njeh Serbinë, Serbia nuk e njeh Kosovën, prandaj na duhet njohja reciproke. Në anën tjetër, kriza nuk ka përfunduar sepse strukturat ilegale të Serbisë që janë aty që nga vitit 1999, së fundmi janë shndërruar në banda kriminale, që kanë ngritur 16 barrikada në mesin e dhjetorit.” – tha Kurti për Al Jazeeran.

Lajme të ngjashme