Kurti në 3-vjetorin dërgimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Gabimet e pushteteve të shkuara ende peshojnë dhe ende dëmtojnë - NACIONALE

Kurti në 3-vjetorin dërgimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Gabimet e pushteteve të shkuara ende peshojnë dhe ende dëmtojnë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen me pikat e Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur të dielën, ka folur edhe për 3-vjetorin e ngritjes së aktakuzës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kurti ka përmendur ish-deputetin e VV-së, Rexhep Selimi për të cilin ka thënë se “mezi po presin qe të kthehet”.

Tutje, ai ka fajësuar pushtetet e kaluara për vendimet që sipas tij, ende po dëmtojnë.

Të gjithë bashkë të bëjmë më shumë e të shkojmë te nota 10, të shkojmë te 10-a, asgjë më pak se shkëlqyeshëm nuk mund të jetë synimi ynë. Meqë ra fjala për 10-shën, para se të flasë për të arriturat, rezultatet dhe sukseset e qeverisjes sonë dëshiroj të kujtoj me mall mikun dhe bashkëveprimtarin tonë, luftëtarin e lirisë, 10-shin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Rexhep Selimi tash e tre vjet po vuan në burgun e Hagës. Deputeti i ynë qysh në 2010-n, kur edhe së pari vendosi të marrë pjesë në zgjedhje, gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar. Mezi presim të na kthehet. Mbetemi të patundur në bindjen se Ushtria Çlirimtare e drejtë është edhe e pasur, prandaj i kemi kundërshtuar gjykimet e padrejta atëherë kur vendosej për to, por ja që gabimet e pushteteve të shkuara ende peshojnë dhe ende dëmtojnë.” – ka thënë Kurti, sipas EO.

Lajme të ngjashme