Kurti: Ndërkombëtarët më thanë se Vuçiq do të ndryshoj pas zgjedhjeve atje, nuk ndodhi - NACIONALE

Kurti: Ndërkombëtarët më thanë se Vuçiq do të ndryshoj pas zgjedhjeve atje, nuk ndodhi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Kurti, në një intervistë dhënë përThe Geopost, ka folur gjër e gjatë për situatën e fundit në Kosovë, të krijuar pas zgjedhjeve lokale në very të vendit.

Kurti, ka zbulur detaje të bisedave të tij me ndërkombëtarët. Kryeministri ka thënë se ndërkombëtarët kishin kërkuar nga ai, ta kursej Serbinë, para zgjedhjeve që priteshin të mbaheshin atje, në prill. Gjithnjë sipas Kryeministrit, ndërkombëtarët i kishin thënë se Vuçiq do të ndryshoj, e politikat e tij do të përshtateshin me ato të Bashkimit Evropian. Por sipas Kurtit, kjo nuk ndodhi. Kurti ka përmendur edhe faktin se Serbia kishte nënshkruar një marrëveshje me Rusinë, për koordinim në politikën e jashtme.

Nga të gjitha këto, i pari i Qeverisë, ka thënë se duhet të nxjerren mësimet, duke aluduar se Vuçiq po i mashtron ndërkombëtarët.

“E mbaj mend shumë mirë muajin mars të vitit të kaluar kur neve në Kosovë na thoshin, ju lutem, mbase kursejeni Serbinë, Beogradin, presidentin nga retorika e kritikës së ashpër, për shkak se pas datës 3 Prill, kur do të mbahen zgjedhjet e Serbisë ata do ta ndryshojnë orientimin dhe do të jenë tërësisht të drejtuar kah perëndimi. Nuk ndodhi, pra duhet t’i nxjerrim disa mësime, pritjet që kanë ekzistuar ndaj presidentit aktual nga ana e perëndimit nuk janë realizuar, kujt ia kishte marrë mendja kur ka ndodhur invazioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë që bëhen 1 vit e 4 muaj edhe ende Serbia mbetet shteti i vetëm në Evropë që nuk i vendos sanksione Rusisë, përkundrazi, në vitin e kaluar, ata në shtator në margjinat e samitit të Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të jashtme të Serbisë, Selakoviq asokohe, dhe ai i Rusisë Lavrov bëjnë marrëveshje për koordinim në politikën e jashtme.” – ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme