Kurti: Mua më habit që as të nesërmën nuk del zyrtarisht KFOR-i me deklaratë për kidnapimin e policëve - NACIONALE

Kurti: Mua më habit që as të nesërmën nuk del zyrtarisht KFOR-i me deklaratë për kidnapimin e policëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë është i habitur për mosdeklarimin e KFOR-it për kidnapimin e tre zyrtarë policor të Kosovës.

Mund të shihni se si vendi ku janë kidnapuar tre policët tanë ndodhet 1 km, 300 metra dhe 670 metra larg prej kufirit, në thellësi të territorit të Kosovës”.

Ajo çfarë mua vazhdon të më habisë është fakti që as të nesërmen, me këtë të vërtetë që ne po e shpalosim para juve, nuk del zyrtarisht KFOR-i. Cili është kuptimi që të nesërmen e një ngjarje e cila nuk ishte në mbrëmje por në mesditë, KFOR-i nuk del me një shpjegim zyrtar se ku është ky vend, ky vend qartazi është në Republikën e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Bëhet fjalë për dy formacione të Serbisë që kanë hyrë në territorin e Kosovës e me të cilat do të duhej të merrej KFOR-i.” – ka thënë ai në konferencë për medie pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Të gjitha këto i ka edhe KFOR-i, mirëpo heshtja e tyre nuk i kontribuon as deskalimit, as hetimit, as drejtësisë. Nuk ka kuptim që për një ngjarje në territorin e Kosovës, as të nesërmen të mos kemi kurrfarë deklarate zyrtare. Mund të jetë shkelje e Rezolutës 1244, por është komandanti i KFOR-it për çdo të dytën deklaratë e përmend Rezolutën 1244, sepse e ka shpeshtuar përmendjen e saj. Ne e konsiderojmë Kushtetutën si e drejtë dhe përgjegjësi." - ka thënë Kurti para gazetarëve.

Lajme të ngjashme