Kurti me video për 16-vjetorin e Pavarësisë: E shmang momentin e shpalljes dhe Thaçin, e përfshin veten dhe Osmanin
Për nder të 16-vejtorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka postuar një video urimi.
Video po konsiderohet se retushim i historisë, meqenëse në të nuk i ka përfshirë momente dhe figura shumë të rëndësishme.
Në videon e postuar në profilin e tij në “Facebook”, e cila zgjat 1 minutë dhe disa sekonda, nuk shihet askund momenti i shpalljes se pavarësisë nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, në video është shmangur edhe përfshirja e ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka lexuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës.
Derisa ka shmangur momentin më të rëndësishëm të Republikës, ai në video ka përfshirë protestën studentore të vitit 1997, ku kishte marrë pjesë edhe ai.
Përveç vetes, Kurti në video ka përfshirë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës i dëgjohet zëri gjatë një fjalimi.
Video fillon me pamje të komandantit legjendar Adem Jashari, i cili dëgjohet duke thënë se “vetëm një vdekje dhe tjetër nuk ka”.
Më pas, jepet disa sekuenca të filmave vendor, ku shihet edhe uniforma UÇK-së.
Nga mesi i videos shihet Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, shtëpia muze e ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe më pas disa bukur të Kosovës. Aty nuk mungojnë as pamje të ushtrisë dhe policisë së Kosovës.
Në pjesën e fundit të videos, shihen Rita Ora, Dual Lipa, xhudistët kosovarë dhe lojtarët e Kosovës.
Çuditërisht, aty shihen edhe momenti i golave të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakes kundër Serbisë. Madje, dëgjohet edhe komentimi i këtyre golave nga gazetari Andin Lokaj.
Kolonë zanore e videos është kënga e njohur e Sabir Fejzullahut “Mos i leni dritat fikur”, e cila në video interpretohet nga dikush tjetër.
Video ka nxitur reagime
Video e postuar nga kryeministri Albin Kurti ka nxitur reagime të shumta.
Analisti Ilir Mirena e ka kritikuar këtë video, duke e konsideruar si retushim të historisë.
“E paska ba nje video Albin Kurti per 16 vjetorin e Pavaresise se Kosoves, pavaresine te cilen e ka kundershtuar me vite. Ne video qenka kujdes per nje retushim te historise. Seancen historike te Parlamentit te Kosoves kur Hashim Thaçi bashke me deputetet e atehershem e shpallin Kosoven shtet te pavarur nuk e paska perfshi fare. Po ashtu, ne video s’kish asnje imazh te Ibrahim Rugoves… Ama, protestave te 1 tetorit 1997 ku ka marr pjese vet, ia kish lane ca sekonda… Po t’paftyre…”, ka shkruar Mirena.