Kurti me vartës e hëngri një darkë festive edhe me njeriun që e hartoi draft-statutin e Asociacionit - NACIONALE

Kurti me vartës e hëngri një darkë festive edhe me njeriun që e hartoi draft-statutin e Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, del se mbrëmë e ka ngrënë një darkë festive me Odën Ekonomike Gjermane të Kosovës, e ku prezent ishte edhe përfaqësuesi i FES-it, një organizate që e kishte hartuar draft-statutin e Asociacionit të publikuar më 30 janar.

Pjesëmarrës në këtë darkë nga Qeveria e Kosovës, përveç kryeministrit, ishin edhe tre vartës të tij. Bëhet fjalë për zv. kryeministrin Besnik Bislimi dhe ministrat Liburn Aliu e Rozeta Hajdari.

Krahas tyre, aty ishte edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.

Por, në takim vërehet edhe prania e përfaqësuesit të fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung, z. Rene Shlee.

“Nga viti 1999 në Kosovë kanë ardhur 660 milionë euro përkrahje nga Qeveria Gjermane, teksa investimet e huaja direkte nga viti 2007 deri në vitin 2022 kanë kapur shifrën prej 1 miliard e 51 milionë euro. Adresë e parë për investitorët që vijnë nga Gjermania është Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, që me një anëtarësi prej 200 kompanive përbën një nga katalizatorët e bërjes biznes mes kompanive kosovare dhe gjermane.” – shkruan OEGJK me anë të një postimi në Facebook.

Lajme të ngjashme