Kurti me dy-tri fjalë për drejtësinë në zotimet e tij, përmend “njëfarë” zyre diciplinore për gjyqtarë e prokurorë
Kryeministri Albin Kurti, në RTK shpalosi disa nga pikat e programit dhe zotimeve të tij për oferten Vetëvendosjes në zgjedhjet e 9 shkurtit. Duke lexuar shpejt, shumë shpejt, e pa hyrë thellë në shpjegime a përmbajtje, ai u zotua para qytetarëve për ato që planifikon t’i bëjë në 4 vitet e ardhshme. Për drejtësi, ai përmendi njëfarë zyre diciplinore, që merret me ankesat ndaj gjyqtarëve e prokuroroëve. Madje ai përmendi se kjo zyre mund të ndërmarrë hapa edhe sipas detyrës zyrtarë. Pra pa u ankuar askush.
“Zyra për hetime diciplinore, që do të trajtojë ankesat për gjyqtarët e prokurorët. Zyra kryen mbledhjen e provave. Por ajo mund të veprojë edhe sipas detyrës zyrtare” – ka thënë ai.
Kurti nuk u lëshua në sqarime se si planifikon t’a funksionalizojë këtë zyrë. Ndërkohë gjatë zotimeve të tij të vitit 2021 ajo çka mësuam është se Kurti pati fjalë të mëdha për reformën, duke propozuar disa ligje e hapa, por që shumica nga to dolën të jenë kundërkushtetuese, e të pazbatueshme.
Reforma e dështuar
Reforma në drejtësi për këtë mandat ka dështuar. Fajin për këtë Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tërë kohën e ka bartur tek opozita, mediat e Gjykata Kushtetuese. Por Raporti i Progresit për këtë vit sa i përket digasterit të drejtësisë fajin për mungesën e reformës e lë te qeveria e kuvendi. Sipas raportit, dështimi për ta ndryshuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës çka ka qenë ndër –themelet- e reformës, erdhi si pasojë se qeveria e kuvendi s’menaxhuan siç duhet me këtë proces.
“Vonesat dhe lufta për të hartuar së bashku reformat në drejtësi në përputhje me deklaratën e përbashkët të angazhimit të marsit 2023, tregon një mungesë të përsëritur vullneti për të forcuar sistemin e drejtësisë. Konsultimet për këto reforma dhe për ndryshimet në ligjin për KPK-në u nxituan dhe nuk siguruan një rishikim kuptimplotë. Pavarësisht këshillave të forta të BE-së, Komisioni i Venecias nuk u konsultua nga qeveria dhe Kuvendi për ndryshimet përfundimtare në ligjin për KPK-në dhe për reformat e tjera kyçe. Kjo ndikoi negativisht në cilësinë e legjislacionit dhe përafrimin e tij me qëndrimin evropian.” – thuhet aty.
Dështimi i Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
Raporti i Progresit përmend faktin se ky Ligj u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Anipse e para e Drejtësisë Albulena Haxhiu, pati manipuluar duke thënë se nuk është rrëzuar ligjji në tërësi.
“Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurive të Pajustifikuara, i cili synonte të prezantonte një model konfiskimi civil (pa dënim), u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese në korrik. Një projektligj i ri u miratua më pas nga qeveria, fatkeqësisht pa një proces konsultimi publik.” – thuhet aty.
Aty përmenden edhe faktorë të tjerë, se përse kjo Byro nuk është e gatshme të zbatoj kompetencat e saj.
“Konsultimet duhet të sigurohen nga Parlamenti përpara miratimit për të siguruar përafrimin me acquis të BE-së dhe standardet evropiane. Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka mungesë të kapaciteteve, përfshirë burimet njerëzore dhe kapacitetin menaxhues, për të ushtruar siç duhet kompetencat e tij.” – thuhet aty.
Sulmet ndaj Prokurorëve dhe Gjyqtarëve
Sulmet e Qeverisë ndaj prokurorëve, gjyqtarëve, madje me emra të përvetçëm, janë cilsuar si shqetësuese në raport.
“Qeveria zyrtarët priren të kritikojnë vendimet në raste individuale apo edhe objektive specifike gjyqtarët apo prokurorët, gjë që është shqetësuese.”