Kurti mburret: Hapëm 75 mijë vende të reja pune, hiç asnjë protestë “duam punë” - NACIONALE

Kurti mburret: Hapëm 75 mijë vende të reja pune, hiç asnjë protestë “duam punë”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Hapëm 75 mijë vende të reja të punës, u mburr Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa shtoi se gjatë qeverisjes së tij nuk pati asnjë protestë qytetare me sllogane “duam punë”.

Jemi Qeveria e parë në Kosovën e pasluftës ku nuk ka pasë asnjë protestë të vetme në të cilën figuron parulla “Duam punë”. Duam paga më të larta – sigurisht. Kushte më të dinjitetshme të punës – padyshim, por “Duam punë” nuk ka më parulla. Dhe kjo besoj që është pasojë e drejtpërdrejtë e 75 mijë vendeve të reja të punës në 425 mijë nga 350 mijë sa ishin në pranverën e vitit 2021”, tha sot Kurti në Konferencën për Turizëm të Qëndrueshëm.

Lajme të ngjashme