Kurti mbron Kusarin pas incizimeve: Kujdes nga "lufta hibride nga Serbia" - NACIONALE

Kurti mbron Kusarin pas incizimeve: Kujdes nga "lufta hibride nga Serbia"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar publikimin e audio-icizimeve nga Nacionale, ku shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila koordinohet me deputetin e Listë Serbe, Sllavko Simiq për disa ligje të rëndësishme të vendit si dhe pranimin e saj që ka biseduar me Millan Radojiçiq.

Kurti i ka dalur në mbrojtje Mimoza Kusarit dhe ka thënë se këto inçzime janë “luftë hirbide” e Serbisë kundër Kosovës.

"Së pari shefja e grupi parlamentar dëgjohet disa sekonda e shumë minuta ka intepretime paraprake partizane në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë vetë për atë që mendojnë e që qartazi është një icizim që është i gjymtuar i redaktuar dhe rrjedhimisht do të duhej që organet e drejtësisë të merren me të. Shefja grupit tonë paralametar natyrisht që jo vetëm që komunikon jo vec që bashkëbisedon me shefat e grupeve tjera paralamentare por ajo e ka për detyrë për çdo projektiligj të përpiqet që të sigurojë vota.” - ka thënë Kurti para medieve në vënien e gurthemelit të Qendrës Multifunksionale në Podujevë.

Ju e dini shumë që Qeveria e Kosovës ka zero varësi nga Lista Serbe dhe kjo e ka bërë pushtetin tonë demokratik edhe liberal edhe progresist si asnjë tjetër në Kosovë e pavarur” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se nuk është takuar dhe s’ka biseduar asnjë herë me Millan Radojiçiqin.

Unë as që kam komunikuiar e takuar ndonjë herë me personin në fjalë. Ju lus që te keni kujdes sa i përket kësaj lufte hibride e cila bëhet nga Serbia kunder shtetit të pavarur dhe pushtetit demokratike në Kosovës, janë duke u përplitur si autokraci që janë në shtetin fqinjit tonë veriore e po përpiqen me xhirime, me incizme, me insinuata të ndryshme të shkaktojnë konfuzion te opinioni publik në në Kosovë mirëpo populli jonë është demokratik dhe i qëndrueshëm ” – ka thënë ai.

Kurti u pyet se Mimoza Kusari e pranon që ka biseduar me Milan Radojiçiqn, mirëpo Kurti ka thënë se dëgjimi i mesazhit të Millanit nuk mund të thuhet se ka biseduar.

"Gjatë takimit që ka pasur me shefin e Listë Serbe, kur ata ishin në kuvend e kur ata e kishin Goran Rakiqin ministër në qeveri, aty asaj i është lëshura në interefon të telefonit të Sllavko Simiqit, gjë që s’mund të thuhet se është takim.” – ka thënë ai.

Përgjimi Kusari Lila-Simiq

Gazeta Nacionale deri me tani ka publikuar dy pjesë të përgjimit të bisedave të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Gazetari Berat Buzhala në hyrjen e përgjimeve të para ka zbuluar se këto incizme janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

Në atë moment, Kusari-Lila ndërhyn duke i thënë “3-4 minuta”. Pra, duke pretenduar se nuk ka biseduar me Radojiçiqin 30-40 minuta, por 3-4 minuta, raporton ekskluzivisht Nacionale.

Në pjesën e dytë të përgjimit Kusari-Lila koordinohet me Listën Serbe për miratimin e disa ligjeve.

Në këtë pjesë gazetari Buzhala ka treguar se si në këtë përgjim Sllavko Simiqi i thotë Kusarit se (sic) do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti dhe se kishte folur pesë herë me të dyshuarin për krime, Millan Radojiçiqin. Mimoza Kusari mbeti në heshtje. Ajo dje në një emision kishte thënë që kishte biseduar vetëm njëherë.

Në pjesën në vazhdim, me tone dashamirëse, Mimoza e VV-së me Sllavkon e Srpskas flasin edhe për gjëra tjera.

Aty është edhe një mesazh i Radojiçiqit të cilin ia lexon Simiqi znj. Kusari. Radojiçiqi i thotë Kusarit se PDK-ja i ka shkaktuar “më së shumti dëme në jetë” dhe se do të përballej me ta “sa të ishte gjallë”.

Dhe derisa Radojiçiqi po vazhdonte të ankohej para shefes së deputetëve të VV-së për trajtimin që po i bëhej nga shteti i Kosovës, në një moment ia thotë edhe kjo fjalë në mesazh:

Ndoshta kam mundur unë që të publikoj komunikimin që kemi pasur unë e ti, drejtpërdrejtë – kjo është ajo që të përfoli unë – por, jo, jam në rend të parë njeri që këtë nuk e bën e pastaj politikan që ju e keni nënçmuar shumë.” - shkruhet tutje në atë mesazh. Kusari më pas interesohet se për çfarë arsyesh e kanë vënë në listë të zezë të Amerikës Radojiçiqin dhe se pse Lista Serbe nuk po ia shprehte shqetësimet ambasadorit amerikan.

Gazeta Nacionale sot do ta publikojë edhe pjesën e tretë të përgjimit.

Lajme të ngjashme