Kurti kujton dy-vjetorin e fitores së VV-së: Prej asaj date rrugëtojmë bashkë me qytetarët - NACIONALE

Kurti kujton dy-vjetorin e fitores së VV-së: Prej asaj date rrugëtojmë bashkë me qytetarët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Tinka Kurti, ka komentuar dy-vjetorin e fitores së VV-së në zgjedhjet nacionale.

Në profilin e saj në “Facebook”, Kurti ka shkruar se nga 14 shkurti i vitit 2021 VV-ja ka rrugëtuar bashkë me qytetarët e Kosovës.

Sipas saj, ata nuk e lënë partin në pushtet të gabon në qeverisje.

2 vjet prej fitores së madhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Parashikimet e vjetra kishin rënë. E drejta dhe e mundshmja u takuan në këtë datë. Zgjedhjet e jashtëzakonshme e bënë legjislaturën e referendumit. Ajo datë ndali shumë procese të dëmshme. Dhe po ajo datë po sjell punë e projekte të mira çdo ditë sado që situata kërkon më shumë. Po ajo datë e 14 shkurtit 2021 e solli Kosovën në pozicionin e saj më të fuqishëm. Me atë datë nuk u takuam së fundmi me qytatarët. Prej asaj date rrugëtojmë edhe më fort krah për krah. Ata nuk na lënë të gabojmë, të bëhemi cinikë a të mos guxojmë”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme