Kurti ‘ka prova’ për përshirjen e Serbisë në sulmin terrorist, ShBA ‘Jo’: Pse s'po i bind amerikanët? - NACIONALE

Kurti ‘ka prova’ për përshirjen e Serbisë në sulmin terrorist, ShBA ‘Jo’: Pse s'po i bind amerikanët?

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Ka evidenca (i.e prova)” për përfshirjen e Serbisë, tha Kryeministr i Kosovës, Albin Kurti, për sulmin terrorist mbi infrastrukturën jetike ujore të vendit, kanalin e Ibër-Lepencit, që u krye më 29 nëntor.

Hiç më larg se dje ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill, i tha RTS-së se “nuk ka dëshmi” që sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e ka kryer Serbia – dhe se Byroja Federale për Hetime (FBI) po merret me hetime krahas autoriteteve kosovare.

Njëjtë qe shprehur edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili duke e dënuar në termat më të rëndë si sulm terrorist, s’mundi të thotë se ka identifikim të përgjegjësisë ose të autorëve, e deri te shteti serb.

Por, çfarë prova tha Kurti se posedon shteti kosovar – dhe pse të njëjtat s’po mjaftojnë ato që një konkluzion i tillë të miratohet edhe nga shteti amerikan?

“Mesazhe të koduara”.

Kurti s’u deklarua rreth veprimtarisë hetuese të Byrosë më profesionale dhe më të madhe në botë si FBI-ja, por tha se organet e vendit kanë në duar “evidenca...që çojnë” te autorët dhe përgjegjësit: Mbrojtja Civile “do të thotë Radojçiqi” dhe shërbimet serbe “do të thotë Serbia”.

Citoi burime nga inteligjenca se janë “dy persona” të angazhuar nga vetë Radojçiqi që po kryejnë sulmet – dhe atë prej qershorit e deri në fund të nëntorit numëroi 15 sosh.

Konfirmimin faktik të ndërlidhjes së dy personAVE e kreu me disa mesazhe në platformën “Telegram”, saktësisht kanali “Korridor” ku shpërndahet urrejtje dhe propagandë ndaj shtetit të Kosovës.

Dy personaT: Nemanja Radojeviq dhe Vlladimir Radojeviq.

“Zjarr do të ketë” dhe “Ibri me gjak”, i citoi dy mesazhe para sulmin mbi infrastrukturën jetike të vendit, të cilën, sipas Kurtit, sulmuesit e kishin artikuluar si “dhuratë” për 28 nëntor në ditën e flamurit të shqiptarëve.

Dhe, ashtu edhe kishte ngjarë, sipas leximit “kronologjik” që dha Kurti.

“Deri më tani janë evidentuar komunikime të koduara në mes të Mbrojtjes Civile që lidhen me rastin, të dhënat po TrajtoheN nga organet tona. Për dallim nga Banjska, ku Radojçiqi mori pjesë personalisht (...)”

“(...) kësaj radhe ka bërë veprime për shfajësime të vetes – paraprakisht bëri alibi ku u takua me Listën Serbe, dy orë para sulmin në Ibër Lepenc, cakton takim me Listën Serbe, dhe kjo është mënyra se si me këtë takim të paracaktuar krijon orvatet të sajojë alibi”, tha Kurti.

E përfundoi me atë që mund të priten sulme të reja "në veçanti para dhe pas vitit të ri".

“Kësi metodash të sfidimit të sigurisë në Republikën e Kosovës, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxitë fort, pastaj shkaktimin e panikun në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas vitit të ri”, tha ai.

Lajme të ngjashme