Kurti iu mban “ligjeratë” aktivistëve të VV-së: S’ka subjekt që mblidhet më shpesh se ne - NACIONALE

Kurti iu mban “ligjeratë” aktivistëve të VV-së: S’ka subjekt që mblidhet më shpesh se ne

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje është duke e mbajtur sot mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të saj. Aktualisht Albin Kurti, kryetar i VV-së dhe kryeministër i Kosovës, është duke mbajtur një fjalim, në të cilin është duke numëruar sukseset e qeverisjes së tij.

Por në fillim të fjalimit, ai ka bërë ca elozhe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

“Jo vetëm në vendin tonë, por as në rajon, nuk ka subjekte që mblidhen kaq shpesh me organin e saj më të lartë vendimmarrës. Jemi mbledhur në kohë të vështira, edhe të mira, do të vazhdojmë të mblidhemi rregullisht pavarësisht angazhimeve të tjera.” – tha ai.

Tutje, ai ka paralajmëruar se do të vazhdojnë takimit.

“Jo në mbledhje formale, por përmbajtësore, ku diskutojmë në frymë konstruktive dhe bashkëpunuese, kur është nevoja edhe kritike për drejtimin që merr lëvizja dhe për zbatimin e politikave të saj” – tha ai.

Lajme të ngjashme