Kurti ishte në Mitrovicë, por aty nuk u pa Bedri Hamza: Nuk më kanë ftuar - NACIONALE

Kurti ishte në Mitrovicë, por aty nuk u pa Bedri Hamza: Nuk më kanë ftuar

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dje së bashku me ministrin e tij të Shëndetësisë, Arben Vitia përuruarn Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës.

Megjithatë, siç ndodh rëndom në ngjarje të tilla, ftohen edhe kryetarët e komunave.

Por, njëjtë nuk ndodhi me të parin e Mitrovicës, Bedri Hamzën.

Ky i fundit për Kallxo.com ka bërë të ditur se nuk e kanë ftuar.

“Nuk kam marrë pjesë sepse nuk më kanë ftuar”, tha Hamza.

Kjo duket të jetë ndërlidhur edhe me kandidaturën e Hamzës për kryeministër nga PDK-ja.

E i lumtur për funksionalizimin e këtij reparti u shpreh kryeministri Kurti.

“Investimi është rreth 1 milion euro. Janë 11 dhoma me 25 shtretër dhe njëra prej dhomave do të jetë me intenzivë” – tha Kurti pas përurimit.

Lajme të ngjashme