Kurti inkurajon qytetarët të aplikojnë për pajisje efiçiente shtëpiake e për sisteme dielllore për ngrohje të ujit sanitar - NACIONALE

Kurti inkurajon qytetarët të aplikojnë për pajisje efiçiente shtëpiake e për sisteme dielllore për ngrohje të ujit sanitar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka inkurajuar qytetarët e Kosovës, të aplikojnë për subvencionim, për pajisje eficiente e për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar.

Kurti ka shperndarë linqet, ku qytetarët mund të aplikojnë.

E plotë:

Gjatë vitit të fundit përmes Ministrisë së Ekonomisë kemi subvencionuar afro 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje.

Këtë vit e kemi dyfishuar buxhetin me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe po synojmë të rrisim efiçiencën e energjisë edhe për shumë familje të tjera.

Aktualisht është i hapur subvencioni për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar.

Të dashur qytetarë ju ftoj që të aplikoni dhe përfitoni nga ky subvencionim.

Lajme të ngjashme