Kurti i "zhgënjyer" nga Manastiri i Deçanit: Prisja të flisnim për Zotin e teologjinë, jo çështje materiale - NACIONALE

Kurti i "zhgënjyer" nga Manastiri i Deçanit: Prisja të flisnim për Zotin e teologjinë, jo çështje materiale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën austriake “Der Standard”, ku ka folur për shumë çështje, përfshirë Asociaciacionin, marrëdhëniet me Serbinë, dialogun e Manastirin e Deçanit.

Për tokat e kësaj të fundit, Kurti u pyet nga gazetari gjatë intervistës relativisht të gjatë. Në fakt, Kurti u përball me një pyetje të qartë: kur do të zbatohet vendimi për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit?

Kurti përmendi se këto 24 hektarë i janë dhënë Manastirit të Deçanit gjatë kohës së regjimit gjenocidial të Slobodan Milosheviq, diktator i Serbisë. Tutje, shefi i ezkekutivit theksoi se do të dëshironte të takohej me përfaqësuesit e Manastirit të Deçanit, por që deri tash nuk e kanë pranuar në takim.

“Ekzistojnë edhe shumë vendime të tjera gjyqësore të cilat nuk janë zbatuar. Kam pritur që unë me përfaqësuesit e grupeve fetare do të bisedoj për çështje teologjike dhe që ata të jenë më shumë të përqëndruar në Zotin dhe jo në çështje materiale.” – tha z. Kurti në intervistë.

Lajme të ngjashme