Kurti, ShBA-së: Më falni për sinqeritetit, por s’është problemi im largimi i Serbisë nga Rusia – s’ka kompromis me sovranitet - NACIONALE

Kurti, ShBA-së: Më falni për sinqeritetit, por s’është problemi im largimi i Serbisë nga Rusia – s’ka kompromis me sovranitet

9 muaj më parë

nga NACIONALE

  • Jo ShBA, por “disa diplomatë”. Jo pezullim i Dialogut Strategjik, por “pezullin i planifikimit” të Dialogut Strategjik. Jo me sy kah Kosova për tërheqjen e Serbisë nga Rusia. Jo, se “ky nuk është problemi im”. Jo kompromise me sundimin e ligjit dhe sovranitetin.

Këto ‘Jo’ ia dha Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, në prani të disa të rinjve që po dëgjonin teksa ai flet në Nju Jork. Kjo pas një pyetje të shtruara nga një vajzë për tendosjen e marrëdhënieve Kosovë – ShBA: për çka Albin Kurti e relativizoi peshën e shkëputjes për kohë pa afat marrëveshjen për Dialogun Strategjik.

“Jo Pezullim i Dialogut Strategjik, por pezullim i planifikimit të Dialogut Strategjik”, tha Albin Kurti.

Dhe kjo, tha ai, ka ardhur për dy arsye: sepse ShBA nuk është në mbështetje të përpjekjeve të tij “për sundim të ligjit në veri të Kosovës”, përkatësisht për mbylljen e strukturave paralele serbe.

Këtu nuk mund të bëjë kompromise”, tha ai.

Duke vijuar, ia përshkroi vetit për rol historik të gjeneratës së vet, përkatësisht të vetes, për kryerje të problemit me Serbinë: “Nuk mund t’ia lë brezit tuaj”.

Por, pa merak – marrëdhënia me ShBA-në, tha ai, “është tridimensionale” dhe se vetëm ajo e rrafshin diplomatik po ka vështirësi: dy anët tjera, po shkojnë mirë, “mbrojta dhe zhvillimi”.

Aty ku kemi pengesa është në diplomaci”.

Ndonëse ShBA tha se Kurti i kaloi “vijat e kuqe” në përpjekjen për përjashtimin e përfaqësimit politik të serbëve të Kosovës në veri – të cilët kanë kryetarë shqiptar me 3% qe dy vite, Kurti tha krejt tjetër gjë.

E kanë që Serbinë ta ngrehin nga Federata Ruse, dhe se veprimet e tij po e hidhërojnë Serbinë.

E kjo, tha ai, “nuk është problemi im” dhe kërkoi falje për “sinqeritetin”.

“Kemi disa pengesa në diplomaci; sepse sipas meje ShBA e konsideron shumë të rëndësishme ta ngrejnë Serbinë nga hemisfera lindore, sepse Sebria është e lidhur ngushtë me Moskën. Dhe ne, duke qenë të pa lëkundur me sundimin e ligjit, demokracisë, sovranitetit shtetëror dhe integritet territorial.

Disa politikanë dhe diplomatë në ShBA vlerësojnë se ne nuk po u ndihmojmë ShBA-ve ta shkëpusin Serbinë nga Federata Ruse, por sinqerisht kjo s’duhet të jetë problemi im. Më falni për sinqeritetin. Ashtu është. Pra unë përfaqësoj interesat e Republikës së Kosovs. Dhe nëse jeni pak më ët butë Beogradin”, tha Kurti.

Çfarë kanë thënë amerikanët?

Uashingtoni ditë më parë ngreu alarmin se "Kurti ka shkelur vijën e kuqe" dhe përveç pezullimit të Dialogut Strategjik paranjoftoi edhe masa të mëtejshme ndëshkuese potenciale.

Marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Prishtinës kanë hyrë në fazën më delikate që nga paslufta, me një zyrtar të lartë amerikan që për herë të parë hedh dritë mbi motivet e vërteta të vendimit dramatik për pezullimin e Dialogut të Planifikuar Strategjik.

Në një përgjigja për “Koha.net” një përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit zbuloi se pas vendimit të paprecedentë qëndron jo thjesht një veprim i izoluar, por një model sistematik veprimesh që "kanë krijuar ndasitë dhe jostabilitet brenda vendit, por edhe më gjerë në rajon."

Megjithatë, mes një vargu shqetësimesh, një çështje në veçanti e ka shtyrë administratën amerikane të marrë masa drastike ndaj qeverisë Kurti.

"Gjëja e vetme që do ta theksoja veçanërisht, që për ne ishte më shqetësuese, ishin përpjekjet konkrete për t'ua pamundësuar qytetarëve të Kosovës, dhe në këtë rast serbëve të Kosovës, që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, si në kuptimin e gjerë ashtu edhe në pozitat udhëheqëse në institucione. Ka një varg veprimesh më gjerësisht, lidhur me veriun, që mendojmë se do të ishin destabilizuese dhe për të cilat kemi ngritur shqetësime. Por, mendoj se gjëja kryesore që duam të theksojmë janë veprimet që do t'ua mohonin qytetarëve të Kosovës të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre", u shpreh zyrtari i lartë amerikan.

Kjo deklaratë përbën dëshminë më të qartë se deri tani se çfarë e ka shtyrë Washingtonin të marrë masa të ashpra ndaj një aleati tradicional në rajon.

Pavarësisht tensioneve aktuale, diplomacia amerikane nuk ka hequr dorë nga shpresa për një zgjidhje konstruktive. Zyrtari i lartë ka skicuar një vizion të dyfishtë për tejkalimin e krizës aktuale.

Ndërsa mbështet procesin e udhëhequr nga Brukseli, ai theksoi nevojën për një qasje paralele: "Po flas edhe për një proces paralel, ku Qeveria e Kosovës flet me qytetarët e vet dhe i përfshin ata në plane, qoftë nëse ato dalin nga dialogu, qoftë nëse dalin nga dialogu mes Kosovës dhe qytetarëve të saj."

Integrimi i strukturave paralele serbe, tha ai, duhet të kalojë përmes një dialogu të brendshëm që siguron zgjidhje "afatgjate dhe të qëndrueshme."

Një nga çështjet më delikate që kanë kontribuar në përkeqësimin e marrëdhënieve ka të bëjë me paqartësinë kushtetuese rreth votimit të nënkryetarit serb të Kuvendit. Zyrtari amerikan është i kategorikshëm se "është e domosdoshme që të sigurohet përfaqësimi serb në këtë pozitë", duke kërkuar "një zgjidhje qoftë ajo institucionale apo politike."

Ndërsa konfirmoi se "prania amerikane në KFOR është thelbësore për interesat amerikane për paqe e stabilitet në Ballkanin Perëndimor", zyrtari nuk përjashton "zgjerim masash në fusha të tjera nëse qeveria në detyrë apo një qeveri e ardhshme vazhdon me veprime të njëjta si deri tani."

Lajme të ngjashme