Kurti i kërkon njohjen Spanjës, por konfirmon se nuk kanë pasur asnjë kontakt me Qeverinë spanjolle - NACIONALE

Kurti i kërkon njohjen Spanjës, por konfirmon se nuk kanë pasur asnjë kontakt me Qeverinë spanjolle

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo”, ku mes tjerash ka kërkuar njohjen nga Spanja, ani se konfirmoi që nuk e kanë pasur as edhe një kontakt me Qeverinë atje.

Qysh në fillim të kësaj interviste, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje thotë:

“Mendoj se ka ardhur koha që Spanja ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

Më pas, nga gazetari që e ka intervistuar, ai është pyetur “a keni pasur ndonjë kontakt me Qeverinë Spanjolle?”.

Kurti ka konfirmuar se nuk kanë pasur kontakte, ani se patën disa “shkëmbime” nëpër disa konferenca ndërkombëtare.

“Jo. Edhe pse kemi pasur shkëmbime në disa konferenca ndërkombëtare, këto takime kanë qenë më shumë në një nivel personal, kryesisht mes deputetëve, por jo mes përfaqësuesve të Qeverisë. Pavarësisht këtyre takimeve nëpër forume ndërkombëtare, nuk ka pasur dialog direct apo zyrtar mes qeverive të dy vendeve. Nuk ka paur mënyrë formale që ta adresojmë çështjen dhe të ecim përpara në një marrëdhënie të mundshme diplomatike” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme