Kurti goditi ulët Hotin për “razumem”, ndërsa Kusari-Lilën e “brate-s dhe zemlak-ut” e kishte mu para syve - NACIONALE

Kurti goditi ulët Hotin për “razumem”, ndërsa Kusari-Lilën e “brate-s dhe zemlak-ut” e kishte mu para syve

1 vit më parë

nga NACIONALE

LDK-ja është e atillë që Vuçiqit i thotë “razumem”.

Pa asnjë kontekst e arsye, Albin Kurti me t’u ngjitur në skenë në Gjakovë ku hapi zyrtarisht fushatën zgjedhore, sulmoi ish-kryeministrin dhe deputetin e LDK-së, Avdullah Hotit, përmes shkëputjes së fjalëve serbe “razumem malo” (kuptoj pak), për ta shënuar “dëmin më të madh që i kanë bërë vendit me kojshinë tonë të keq”.

Hoti që kalimthi i kishte thënë Vuçiqit në Bruksel gjatë një takimi dialogu, para kamerave, se “pak e kuptoj” serbishten, u përzgjodh për mu atë fjalë për t’u goditur nga Kurti.

Por, dikush që e kupton “shumë” serbishten, Mimoza Kusari-Lila – ishte aty në audiencë...dhe që të gjithë i duartrokitën Kurtin në sulmin e tij.

Kusari-Lila tash e më shumë se një vit njihet për bisedat në serbisht me Milan Radojçiqit dhe Sllavko Simiqin – brate dhe zemlak (vëlla e bashkëvendas).

Me zë dhe fjalë-për-fjalë publiku ka dëgjuar bisedat në serbisht të Mimoza Kusari-Lilës, prej bashkërendimit me Milan Radojçiqit për të lënë jashtë pagës minimale veteranët e UÇK-së, te bisedat për zgjedhje të një gjyqtari të kushtetueses e deri te përgojimi që Kusari-Lila i bënte te Sllavko Simiqi politikanëve shqiptarë si Uran Ismajli e Bekim Haxhiu.

Goditja që Kurti i bëri ndaj Hotit për “razumem” i nxori që të gjitha këto më sipërfaqe – që po qe se do të donte t’i vazhdonte goditjet e ulëta ndaj kundërshtarëve politikë, duhej të niste nga vetja.

Hoti i reagon...

Me t’u raportuar deklarata e Kurtit në media reagoi Avdullah Hoti, duke e quajtur “mashtrues” që kapet pas deklaratave të shtrembëruara.

Për më tepër, Hoti tha se Kurti s’ka çka ofron për mandatin tjetër dhe se merret thjesht me sulme ndja qeverive të kaluara.

“Kurti, si mashtrues që është, kapet pas frazave dhe shan qeveritë e kaluara. Nuk flet për qeverisjen e tij se nuk ka çka tregon, absolutisht asgjë. Nuk ka as çka ofron për mandatin tjetër”, tha Avdullah Hoti.

“Provon me dëshpërim të nxjerrë fjalë të shtrembëruara, të përgatitura nga komisarët politikë të stilit komunist. Ky episod fatkeq i qeverisjes në Kosovë merr fund më 9 shkurt. Ai e di këtë”, tha Hoti.

Fjalimi i Kusari-Lilës në Gjakovë

Oktavave më të larta dje në Gjakovë me t’u hapur fushata zgjedhore iu fryu Kusari-Lila, me një diskurs tingëllueshëm agresiv – ku foli se si me Vetëvendosjes “ka kaluar koha e kompromiseve”.

“Ne assesi për asnjë çmim nuk e tregtojmë tokën e shtetit, për pazare të tjerve. Ne kemi treguar që koha e kompromiseve ka kaluar. Për katër kemi vite që prona e shtetit nuk blihet për 50 euro ari”, tha ajo.

Por, ndryshe nga të tjerët – ndonëse në Gjakovë – Kusari-Lilës nuk iu përkthye tërë fjalimi i saj i ngarkuar edhe në brohoritje nga audienca.

Lajme të ngjashme