Kurti flet për shëndetësinë: Barnat s’mjafton t’i ketë farmacisti, nëse nuk i ka pacienti - NACIONALE

Kurti flet për shëndetësinë: Barnat s’mjafton t’i ketë farmacisti, nëse nuk i ka pacienti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook, aty ku ndiqet nga mbi 520 mijë persona.

Shefi i ekzekutivit ka shkruar në lidhje me projektligjin për çmimin e produkteve medicinale, duke treguar se i njëjti është miratuar në Qeverinë e Kosovës.

“Barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme. Nuk mjafton që ato të jenë në raftet e barnatoreve, nëse nuk janë në sirtarët e shtëpive tona. Nuk mjafton që t’i ketë farmacisti, nëse nuk i ka pacienti. Na duhen të dyja, pa kursyer shëndetin dhe duke kursyer xhepin.” – shkroi ndër të tjera z. Kurti.

Lajme të ngjashme