Kurti flet për organizimin e Lojërave Mesdhetare dhe premton ndërtimin e stadiumit nacional - NACIONALE

Kurti flet për organizimin e Lojërave Mesdhetare dhe premton ndërtimin e stadiumit nacional

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka folur për organizimin e Lojërave Mesdhetare që pritet të mbahen në Kosovë në vitin 2030.

Kurti ndër investimet në fushën e sportit, ka përmendur edhe ndërtimin e stadiumit nacional.

Ai ka thënë se me 250 milionë eurot e ndara, do të investohet edhe në objekte të tjera sportive.

“Numri total i objekteve sportive në projektiv fillestar është 24. Dhjetë objekte sportive do të rinovohen, përfshirë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Do të jenë katër ndërtime, përfshin stadiumin nacional, kompleksin e pishinave dhe tenisit, poligonin e shenjëtarisë. Pesë investime infrastrukturore të përkohshme dhe pesë projekte të tjera që janë në ndërtim apo përfundim, përfshirë stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe stadiumin në Gjilan.” – ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme