Kurti falënderoron NATO-n për ndërhyrjen në Kosovë: 12 qershori "Dita D" për lirinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në fjalimin e tij për nder të ditës së çlirimit, pra 12 qershorit, tha se është falënderues ndaj NATO’s për ndërhyrjen e tyre në Kosovë.
Fillimisht Kurti, tha se historia e popullit shqiptar është e mbushur me heronj e heroina, duke cituar edhe një fjali nga ish Presidenti amerikan Abraham Lincoln.
“Historia e popullit shqiptar është e mbushur me heronj dhe heroina. Në çdo okupim e shtypje kishim kryengritje për çlirim e pavarësi, sepse ne jemi popull ilirid. Jemi ilirë për nga rrënjët dhe të lirë për nga qenia. Ne e duam fort lirinë. E duam edhe për të tjerët, jo vetëm për vete, sepse siç na thotë presidenti amerikan Abraham Lincoln “Ata që ua mohojnë lirinë të tjerëve nuk e meritojnë për vete”.
“Vërtetë ne përpiqemi ta mësojmë historinë, edhe me qëllimin që të mos na përsëritet ajo. Por mesa duket historia na merr neve në provim çdo tre katër apo pesë dekada për ta testuar edhe ajo vetën nëse mund të përsëritet”.
Tutje, Kurti përmendi tha se bombardimet e NATO-s mbi ish-Jugosllavi si dhe ndërhyrjen e trupave të KFOR-it ishin Dita D për Kosovën.
“Ashtu siç 6 qershori është “D-day” për lirinë e Evropës, 12 qershori është dita D për lirinë e Kosovës. Fushata ajrore 78-vjetore e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi dhe ndërhyrja tokësore e trupave të KFOR-it në Kosovë janë trashëgimtare e asaj bote perëndimore me besim te liria dhe me vlera demokratike që i kishin dhënë fund Luftës së Dytë Botërore”.
Ai falënderoi vendet e NATO-s, në emër të Qeverisë e të popullit.
“Sot, nga këtu në Prishtinë, si kryeministër i Republikës së Kosovës, duke i pasur përballë edhe ambasadorët e vendeve aleate të NATO-s, më lejoni që në emër të Qeverisë dhe të popullit tonë, t’ju themi faleminderit. Ju faleminderit që na u bashkuat në përpjekjen tonë të gjatë për liri”, deklaroi Kurti.